Aktuale Më shumë

Aferat krijojnë përçarje mes Spajiq dhe Petriçeviq?

Prej tvteuta18:34, 11 Mars 2022

Vjedhja e cigareve në Portin e Tivarit si dhe afera e fundit me shmangjen e pagesës së koncesionit për organizimin e lojrave të fatit nga kompania “Xhek Pot”, e biznesmenëve Bransillav Miqunoviq  dhe Sava Grboviq, që konsideroheshin të afërt me regjimin e kaluar, duket se ka ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënieve të drejtoreshës së Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, Milena Petriçeviq, me ministrin e financave Millojko Spajiq, i cili largoi u.d të drejtorit Aleksandër Damjanoviq, pikërisht për të sjellur atë në krye të këtij organi.

Spajiq asnjëherë nuk ka dhënë arsye të sakta për largimin e Damjanoviq, por afera më e fundit hedh dyshime se ka diçka në këtë mes që e tejkalon nevojën e ndryshimeve periodike në udhëheqjen e institucioneve të rëndësishme. Sipas gazetës “Vijesti”, Spajiq në takim me Petriçeviq ka kërkuar dorëheqjen e saj për aferat e fundit, diçka që ajo nuk ka pranuar ta bëjë, pasi nuk e konsideron veten përgjegjëse.

Në anën tjetër, qëndrimi i saj ndaj drejtorit të sektorit për lojrat e fatit në këtë drejtori, Andrija Qetkoviq, po ashtu nuk është i qartë. Sipas mediave, Qetkoviq asaj i ka dërguar vendimin për ndërprejren e koncesionit për kompaninë “Xhek Pot”, por Petriçeviq jo vetëm që nuk e ka dërguar në ministri, por ka filluar procedurë disiplinore ndaj tij, pasi ai e ka dërguar vednimin vetë në ministri.

Petriçeviq nuk është përgjigjur në pyetjet e “Vijesti” lidhur me aferën e fundit, edhe pse ka premtuar se do ta bënte në fillim të javës. Në anën tjetër, për vendin e Petriçeviq është shpallur konkurs i ri publik.

  • 1

    Radio