Afera “Zarfi”: PDS dënohet për shkelje të Ligjit për financimin e partive politike
Prej tvteuta18:52, 12 Shkurt 2019
Agjencia për pengimin e korrupsionit ka dënuar Partinë Demokratike të Socialistëve me gjobë prej 20.000 eurove, si dhe të paguajë në buxhet 47.500 euro, për arsye të shkeljes së Ligjit për financimin e partive politike. Ky dënim erdhi si pasojë e afërës “Zarfi” ku zyrtari i kësaj partie Sllavoljub Stijepoviq pranoi se ka marrë financim ilegal nga biznesmeni në kërkim Dushko Knezheviq. Megjithatë, nga partitë opozitare këtë vendim të agjencisë e kanë cilësuar si farsë, kurse mos arrestimin e Stijepoviq, si politikë me standarte të dyfishta të Prokurorisë Speciale.