Aktuale Më shumë

Afera e incineratorëve: Dorëhiqet deputeti socialist

Prej tvteuta09:24, 31 Mars 2022

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Alqi Bllako ka dorëzuar dje me postë mandatin e tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë.  Lënia e mandatit nga Bllako erdhi pasi SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për arrestimin e deputetit, pasi e akuzon atë si të përfshirë në aferën e inceneratorët të Fierit.

Bllako njoftoi një ditë më parë se do të lërë mandatin e deputetit me anë të një postimi në Facebook. Ndër të tjera, ai shkroi se do të provohet lehtësia pafajësia e tij, nëse procesi gjyqësor do të jetë i paparagjykuar dhe i drejtë.

  • 1

    Radio