Aktuale Më shumë

Afera e blerjes së votave – aktorët e videos mohojnë vërtetësinë, Prokuroria Speciale e Shtetit ka nisur hetimet

Prej tvteuta09:20, 5 Prill 2022

Prokuroria Themelore e Shtetit në Ulqin do t’i ftojë të gjithë aktorët e audio-incizimit të gjoja blerjes së votave në Ulqin , që të deklarohen për këtë si qytetarë.

Pas regjistrimit audio të bisedës së supozuar mes liderëve të koalicionit “Fillim i ri” Omer Bajraktari, Amir Mehmeti, Fatmir Gjeka dhe D.A. të publikuara në opinion, subjektet politike dhe pjesëmarrësit në zgjedhjet lokale nuk reshtin së akuzuari njëri-tjetrin.

Përkatësisht, pasi në portalet malazeze u dërgua një audio inçizim i bisedës së pretenduar, ku temë kryesore ishte blerja e votave në lagjen Totosh, njoftoi pak më vonë Prokuroria Speciale e Shtetit.

“Prokuroria Speciale e Shtetit ka formuar edhe më herët shkresat e lëndëve me rastin e ngjarjeve që kanë të bëjnë me keqpërdorimet e pretenduara lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Ulqin. Videoja e publikuar sot do të shqyrtohet edhe në kuadër të ekzistimit të mundshëm të veprës penale në kompetencë të Prokurorisë Speciale të Shtetit”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë, video e publikuar flet edhe për gjoja blerje votash, para zgjedhjeve të përsëritura në qendrën e votimit nr. 5, ku shumica e votuesve vijnë nga lagja Totosh ku edhe supozohet të mblidhen votat mbështetëse.

  • 1

    Radio