Afera “Atlas” para Këshillit për siguri me 18 janar
Prej tvteuta09:55, 17 Janar 2019
Këshilli për siguri dhe mbrojtje do të shqyrtojë nesër kërkesën e Partisë Socialdemokrate për dëgjimin kontrollues të udhëheqësve të Prokurorisë së Lartë të Shtetit, të Prokurorisë Speciale , të Drejtorisë së policisë dhe të Agjencisë për pengimin e korrupsionit, me rastin e informatave të publikuara nga pronari i Atllas Grupës, Dushko Knezheviq. Klubi i deputetëve të kësaj partie ka kërkuar që në këtë seancë të dëgjohen Ivica Stankoviq, Milivoje Katniq, Veselin Veljoviq dhe Sreten Radonjiq. Nga kjo parti konsiderojnë se për shkak të rëndësisë së kësaj çështjeje është e domosdoshme që Kuvendi të ketë informatë të plotë dhe në kohë lidhur me reagimin e organeve shtetërore.