Aktuale Më shumë

Afër marrëveshjes për formimin e qeverisë. Javën që vjen priten takime të reja

Prej tvteuta17:32, 20 Gusht 2023

Negociatat për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi mund të vazhdojnë javën e ardhshme pasi është bërë progres serioz, kanë thënë për Portalin RTMZ burime pranë partive politike.

Sipas tyre, duke qenë se parimet për formimin e qeverisë së re janë pranuar nga të gjithë pjesëmarrësit në negociata, mbetet vetëm çështja e ndarjes së dikastereve.  Megjithatë, kur do të njoftohet për arritjen e marrëveshjes dhe se cila parti do të marrë cilët dikastere, ende nuk dihet plotësisht.

Burimi i portalit po ashtu ka theksuar se “së shpejti duhet të priten takime të reja”.  Sipas disa varianteve, është e mundur që qeveria e ardhshme të mbështetet nga 56 deputetë –  24 nga Europa Tani, 13 nga aleanca “Për të ardhmen e Malit të Zi” (ZBCG), shtatë nga Mali i Zi Demokratik, dhjetë nga partitë e pakicave dhe dy deputetë të PSP-së.

Një qeveri e tillë do të kishte më shumë se mbështetje të fortë, pasi në atë mënyrë do të krijohej një shumicë që do të mundësonte zhbllokimin e gjyqësorit dhe një marrëveshje për çështjet kyçe të integrimit evropian të Malit të Zi.

Ekziston gjithashtu një opsion që LET, ish FD, Demokratët dhe PSP të formojnë shumicën me përkrahjen e tre deputetëve shqiptar.  Një skenar i tillë do të nënkuptonte formimin e një qeverie që do të mbështetej nga 49 deputetë, që është një shumicë e mjaftueshme për të nisur disa procedura për zhbllokimin e gjyqësorit dhe përshpejtimin e rrugës drejt BE-së.

Opsion tjetër është qeveria e mbështetur prej 41 ose 43 deputetëve, ku bazë do të ishin LET, Demokratët dhe partitë e pakicave.

  • 1

    Radio