Aktuale Më shumë

Afër formimit të qeverisë. Edhe UDSH pjesë e saj?

Prej tvteuta15:20, 23 Gusht 2023

Këshilli Qendror dhe kryesia e Partisë Boshnjake e mbështetën hyrjen e kësaj partie në Qeverinë e re e cila pritet të formohet së shpejti, në seancat që u mbajtën dje në mbrëmje.

Sipas informacioneve jozyrtare, kjo parti në qeverinë e re do të fitojë një nga postet e zv.kryeministrit dhe ministritë e transportit, energjetikës, diasporës dhe bujqësisë.  Ndërkohë, po sipas burimeve jozyrtare, koalicioni “Për të Ardhmen e Malit të Zi” nuk do të jetë pjesë e qeverisë, gjegjësisht mundësit për këtë janë të pakta.  Ditën e sotme nuk ka pasur regime nga asnjëra palë nëse këto njoftime janë apo jo të sakta.

Përveç Partisë Boshnjake, edhe Forumi Shqiptar  ka pranuar të jetë pjesë e Qeverisë së 44-të të Malit të Zi, bëri të ditur bartësi i listës së këtij koalicioni Nik Gjeloshaj.  “Gjatë negociatave, Forumi Shqiptar arriti që të pranohet programin e tij sipas të cilit do të kemi decentralizim, pikat e basteve dhe kazinotë do të vendosen në një sistem krejtësisht të ndryshëm nga ai që janë deri sa të mbyllen plotësisht, ndërsa qytetarët do të përfitojnë pensionin e pleqërisë”, tha Gjeloshaj.

Ai tha gjithashtu se Forumi Shqiptar në qeveri do të marrë postin e zëvendëskryeministrit për investimet kapitale dhe Ministrinë e Administratës Publike. “Si gjithmonë, ne do të punojmë në interes të qytetarëve, për të përmirësuar programin tonë, barazinë e të gjithë qytetarëve dhe popujve, dhe veçanërisht zhvillimin ekonomik të tyre”, tha Gjeloshaj. Pjesmarrjen në qeveri e kanë konfirmuar për RTMZ edhe nga Aleanca SHqiptare, por nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Nga burime po ashtu jozyrtare, mësohet se pjesë e qeverisë së re mund të jetë edhe UDSH, edhe pse kjo parti në zgjedhje ishte pjesë e koalicionit rreth PDS. Këtë në një farë mënyre e paralajmëroi vetë kryetari Mehmet Zenka, kur në konsultime me presidentin Millatoviq, tha se nuk janë kundër që Spajiq të marrë mandatin për formimin e qeverisë.  Mister është qëndrimi i PSP dhe Malit të Zi të Bashkuar, të cilat kanë lobuar në mënyrë indirekte që qeveria e re të ketë një shumicë të gjërë, çka nënkuptonte kyçjen e partive të Mandiq dhe Knezheviq. Kryetari i të parës, Vlladimir Jokoviq, megjithatë tha se bisedimet ende nuk kanë përfunduar dhe se asnjë subjekt nuk është përjashtuar nga pjesmarrja në qeveri.

  • 1

    Radio