Afati i regjistrimit deri me 8 maj
Prej tvteuta16:30, 22 Prill 2015
Në shkollën fillore “Marshali Tito” vazhdojnë regjistrimet e filloristëve në klasën e parë. Afati i regjistrimit është i hapur nga data 1 prill e deri me 8 maj. Pedagogu i kësaj shkolle Hysein Ujkashi për televizionin Teuta bën të ditur se deri me tani gjithsej janë regjistruar 62 filloristë , 44 në gjuhën shqipe ndërsa 18 në gjuhën malazeze. Të gjithë fëmijët të cilët deri në fund të vitit kalendarik mbushin 6 vjet duhet të regjistrohen deri në afatin e caktuar. Pedagogu Ujkashi shtoj se deri tani nuk ka të regjistruar asnjë fëmi me aftësi të kufizuara, por edhe sikur të ketë shkolla është e obliguar që tua mundësoj kushtet për vijimin e arsimimit.
Procedura e aplikimit perfshin paraqitjen e certifikatës së lindjes, vërtetimin e pediatrit dhe vërtetimin nga psikologia e klinikës pranë shtepisë së shëndetiti, me pas bëhet edhe testimi i paranjohurive të tyre nga pedagogu dhe psikologu i shkollës.
Prindërit fëmijët e tyre mund ti sjellin në shkollë nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën 13 , për tu regjistruar.
Edhe pse janë të parapara që të formohen 3 paralele në gjuhën shqipe dhe 2 në gjuhën malazeze, deri me tani nuk është plotësuar numri, kjo në krahasim me vitin e kaluar tregon se numri i filloristëve është në rënie.