Ekonomi

Aktuale Më shumë

Afaristët vlerësojnë përgatitjet e hershme për sezonin turistik

Prej tvteuta28 January 2017

Takimet e zyrtarëve të Komunës me afaristët e qytetit vazhduan edhe sot , ku u organizuan dy takime me përfaqsuesit e qiramarrësve të plazheve dhe pronarët e lokaleve. Kryetari i Cungu  i njoftoi ato me përgatitjet e ndërmarra në këtë drejtim dhe kërkoi prej tyre që sugjerimet dhe vërejtjet e veta ti paraqesin edhe në mbledhjen e ardhshme me 1 shkurt, në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqsuesit e ministrisë së turizmit, të Mirave Detare, si dhe ndërmarrjeve publike dhe atyre komunale. Ashtu si edhe në takimet e djeshme , në biseda u trajtuan temat të cilat më së shumti rëndojnë mbarëvajtjen e sezonit turistike, siç është mungesa e furnizimit të rregullt me energji elektrike në disa zona, problemet me ujë të cilat kryesisht janë pasojë e amortizimit të rrjetit, mungesa e kuadrove turistik, e mjaft probleme të tjera. Kryetari Cungu i njoftoi se këtë vit përgatitjet kanë filluar në kohë , dhe se aktivitetet e para në kuadër të sezonit mund të priten që në fillim të muajit mars.