Sociale Më shumë

Afaristët i druhen dështimit të sezonit turistik

Prej tvteuta15:59, 1 Prill 2020

Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit do të krijojë probleme të mëdha ekonomike prë të gjithë sektorët, por ai i turizmit pritet të marrë goditjen më të madhe. Afaristët turistik në Ulqin veç kanë filluar të ndjejnë pasojat e para, pasi klientët kanë anulluar prenotimet deri në muajin maj, kurse nëse kjo gjendje vazhdon, pritet që të anullohen edhe ato në muajt në vijim, tha për TV Teuta menaxheri i kompanisë “Real Estate”, Qazim Resulbegoviq. Ai shton se si kompani akoma vazhdojnë ti mbajnë të punësuarit e tyre, dhe se këtë qëllim e kanë edhe në të ardhmen. Edhe qiramarrësit e plazheve dhe objekteve të përkohshëm përballen me probleme të njëjta. Mark Shkreli, pronari i “Giovani Trade”, thotë se pas stuhisë së verës të kaluar e cila u krijoi dëme të mëdha, kriza aktuale është një goditje tjetër që ata pësojnë brenda një viti. Sipas tij, nëse situata me pandemi vazhdon edhe për një kohë, kjo do të kërcënojë komplet sezonin turistik të Ulqinit.

  • 1

    Radio