Opinion Më shumë

Afaristët e Ulqinit i drejtohen pushtetit lokal me sugjerime për të trajtuar situatën aktuale

Prej tvteuta09:12, 13 Mars 2020

KOMUNA E ULQINIT

Kryetar

Loro Nrekiq

Ulqin, 12.03.2020

I nderuari kryetar Nrekiq,

Dje në Ulqin u mbajt takim i organizatave afariste te komunes se Ulqinit: UBA,BKA,Rruga e  Kripores, organizata e Hotelierve, shoqata e Plazhistave, me teme: Aktivitetet e afaristave te Ulqinit ne parandalimin dhe zbutjen e pasojave te coronavirusit.


          Organizata Botërore e Turizmit (UNëTO) të premten e kaluar deklaroi se pret një ulje në ardhjet e turistëve ndërkombëtarë në vitin 2020 për shkak të shpërthimit të koronavirusit (COVID-19). Ka paralajmëruar se shpërthimit i COVID-19 do të ndihet në të gjithë zinxhirin e shërbimeve të turizmit dhe u bëri thirrje qeverive, organizatave ndërkombëtare dhe agjencive të donatorëve që të përfshijnë turizmin si përparësi në planet dhe veprimet e rikthimit te turizmit  dhe ndihmës ekonomike. Kjo organizatë ka parashikuar një ramje  prej 9-12 % për zonat e prekura.


         Këshilli Botëror i Turizmit dhe Udhëtimit (ëTTC) njoftoi të shtunën se si pasojë e krizës së coronavirusit ka pasur një rënie të theksuar të konsumit dhe një zvogëlim të ndjeshëm të udhëtimeve në të gjithë botën.   Këto ndryshime i kanë kushtuar sektorit të turizmit  rreth 22 miliardë dollarë.

         Sipas kësaj organizate nëse koronavirusi vazhdon në këtë mënyrë deri sa pritet, pra në maksimumin  gjashtë muaj, atëherë humbjet globale të turizmit mund të dyfishohen në rreth 49 miliardë dollarë. Por nëse zgjat më shumë se qershori, humbjet do të rriten në 73 miliardë dollarë, Në Itali aktualisht në turizëm dhe transport ka një rënie 90% si pasojë e epidemisë. Për këtë arsye ne jemi veçanërisht të alarmuar sepse Komuna e Ulqinit është tërësisht e varur ekonomikisht prej turizmit.

Disa pika rekomandimi

Si organizata afariste që veprojmë në komunën e Ulqinit shprehim përkrahje të plotë të gjitha masave të cilat i ka propozuar Ministrija e shëndetësisë e Malit të Zi dhe do të apelojm tek të gjithë afaristat që rreptësisht të i përmbahen atyre.

Njëkohësisht kemi edhe disa rekomandime për Komunën e Ulqinit:

  • Fushatë e madhe e shtuar mediatike  për të promovuar Ulqinin si destinacion të sigurtë duke filluar nga prilli, kur shpresojmë që të mbarojë kulmi i urgjencës shëndetësore.
  • Lehtësimi i taksave komunale për ta bërë më të lehtë për bizneset e turizmit që të përballojnë situatën e corona virusit.
  • Zbritja e obligimeve per objekte te perkohshem.
  • Shtoj kontrollet dhe masat ndëshkuese në lokale e hotele për çështje higjeno-sanitare
  • Dizinfektimi rigoroz i hapësirave publike të komunës
  • Ndalja e deponive ilegale dhe kujdes i shtuar në trajtimin e mbeturinave.
  • Organizimi i trajnimit me sektor të turizmit dhe ekspertë të shëndetit publik për të njoftuar me  masat parandaluese, mbrojtëse dhe të ndihmës
  • Përgatitja e një numri falas nga komuna i cili ofron informacionin e nevojshëm për operatorët në sektorin e turizmit  lidhur me sfidat e problemet që mund të ballafaqohen për shkak të krizës në fjalë
  • Në bashkëpunim me sektorin  turistikë (hotelijer,agjenci,restaurater,tregeti…) të bëhet një plan i detaluar me masa të mirë te pergadituna  për fillimin  e suksesshme të sezonit turistik në festën e 1 majit si dhe manifestimi “Te gjithe per turizem”.

Shpresojmë se do t’i vlerësoni rekomandimet tona e ne do ti marrim masat e mbrojtjes të cilat duhet të dakordohen me rekomandimet dhe vendimet e Ministrise së shëndetësisë së Malit të Zi.

Me respekt,

Koordinator

Nazif Cungu

  • 1

    Radio