Sociale

Sociale Më shumë

Aeroporti i Tiranës me çmimet më të larta në rajon në prag të festive

Prej tvteuta5 December 2016

Edhe pse jemi akoma në javën e parë të dhjetorit, të gjithë ata që kërkojnë të udhëtojnë nga Tirana për të shkuar në një kryeqytet i cili feston ndryshe natën e Krishtlindjeve do të përballen me çmimin marramendës të biletave.Vlerës së shtrenjtë të tyre i duhet shtuar edhe numri i kufizuar dhe orët e vona të nisjes. Nga aeroporti i Tiranës, një biletë për në Paris fillon nga 270 euro, por vetëm nëse kalon kohë të gjata pritje në transit. Një alternativë tjetër mund të jetë Viena, me linjë direkte, ku sigurisht që do të paguash më shumë. Nëse pret një biletë për në kryeqytetin e Austrisë, çmimi vajtje –ardhje është 341 euro.Çmimet më marramendëse janë ato për natën e ndërrimit të viteve në Dubai, biletat fluturojnë edhe përtej vlerës 500 euro. Ndryshe është nëse zgjedh të udhëtosh nga një tjetër aeroport në rajon. Shkupi ka oferta për ditët e festave ku çmimi varion nga 36 euro për Parisin, Barcelonën, Venecian, e nëse do një dimër tipik, atëherë shto dhe 6 euro të tjera për të udhëtuar drejt Oslos apo Kopenhagenit.Nëse je më afër me Prishtinën, atëherë Parisi vlen 57 euro, ndërsa për Stamboll e Oslo të duhen 65 euro. Tirana vijon të mbajë rekordin në rajon për biletat më të kushtueshme!