Aeroporti i Tivatit do të jepet me qira?
Prej tvteuta7 August 2017
Qeveria e Malit të Zi dhe kompania nga Shtetet e Bashkuara Arabe “Dubai ICD”, e cila është edhe pronare e Porto Montenegros, janë në bisedime pët dhënien me qira shumëvjeçare të aeroportit të Tivatit, shkruan Vijesti. Nga organet përkatëse nuk kanë dhënë sqarime për këtë çështje , por supozohet se bisedimet kanë avancuar deri në fazën përfundimtare. Ky vendim pritet të ketë edhe pasoja politike , pasi partitë opozitare në Tivat, por edhe ato që janë në pushtet si Socialdemokratët dhe Iniciativa qytetare kroate, janë deklaruar kundër kurse Partia Demokratike e Socialistëve nuk ka dalë me një qëndrim të qartë. Supozohet se një nga arsyet e Qeverisë për dhënien me qira të aeroportit është tentativa që kompanisë arabe ti jepet edhe Montenegro Arilines e cila është e zhytur në borxhe që po rëndojnë gjithnjë e më tepër financat publike. Ministri i komunikacionit Osman Nurkoviq ka pranuar se Qeveria po shqyrton mundësinë e dhënies me qira të aeroportit, kurse të tjerat i ka quajtur vetëm spekullime.