Aeroportet e Malit të Zi pritën pasagjerin e 1 miliontë
Prej tvteuta09:30, 3 Gusht 2022
Rritja e numrit të pasagjerëve në aeroportet e Malit të Zi është e dukshme, kurse krahasuar me vitin e kaluar është pothuajse e dyfishuar, tha sot kryetari i Bordit të Drejtorëve të Aeroporteve të Malit të Zi, Elldin Dobarxhiq.
Përndryshe, dje Aeroporti në Gollubovc priti pasagjerin e një miliontë. Dobarxhiq tha se është më se e nevojshme zgjerimi i aeroportit Podgorica, dhe se zgjidhje e përhershme, respektivisht afatgjate është ndërtimi i një terminali tjetër.