Aeroplani rrëzohet mbi disa shtëpi, shkakton 37 viktima
Prej tvteuta16 January 2017
Rrëzimi i një aeroplani mallrash turk në Kirgistan u ka kushtuar jetën të paktën 37 personave, shumica e të cilëve ishin në tokë. “Boeing 747”, i nisur nga Hong Kongu, u rrëzua mes mjegullës mbi shtëpitë pranë aeroportit të Manasit, rreth 25 kilometra në veri të kryeqytetit Bishkek. Të paktën 15 ndërtesa u shkatërruan dhe mes viktimave raportohet të jenë edhe fëmijë. Shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur, transmeton Top Channel. Aeroplani që i përkiste kompanisë turke Act, do të ndalonte në Manas në rrugën e tij drejt Stambollit.