Aktuale Më shumë

AE: Të shqetësuar për ngjarjet në ditën e zgjedhjeve

Prej tvteuta10:55, 12 Janar 2017

Asamblea Evropiane është e shqetësuar për ngjarjet të cilat ndodhen në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi dhe i bëri thirrje Komisionit Evropian që me kujdes të përcjell hetimet e organeve shtetërore për këtë ngjarje, thuhet në propozimin e Rezolutës që e ka përpiluar raportuesi për Mal të Zi Çarls Tanok. 

Në këtë dokument është theksuar edhe evidentimi i përzierjes ruse në rrjedhën e ngjarjeve në ditën e zgjedhjeve. Ato e cilësojnë si shumë të rëndësishme nevojën e shkëmbimit të informacioneve në mes vendeve të kyçura në këto ngjarje, si dhe ndërmjet përfaqsuesve të Bashkimit Evropian. Nga Asamblea thonë se presin që të gjitha akuzat për parregullsi dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore gjatë zgjedhjeve të hetohen me përpikmëri.

  • 1

    Radio