Aktuale Më shumë

Adriana Hoxha emërohet UD së drejtoreshës pranë NP “Qendra për Kulturë” – Ulqin

Prej tvteuta21:06, 29 Gusht 2022

Në faqën zyrtare të Facebook të Forcës së Demokratike kanë bërë të ditur emërimin e ri.

Adriana Hoxha është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës pranë NP “Qendra për Kulturë” – Ulqin.

Adriana Hoxha u lind në vitin 1993. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Më tej ndoqi studimet themelore për Gjuhë dhe letërsi shqipe në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë pranë Universitetit të Tiranës, ku më pas kreu edhe studimet për Master Shkencor në degën e Teorisë dhe kritikës letrare. Që në vitin 2015 punon në Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe që nga viti 2018 është anëtare e Këshillit. Përveç kësaj, është anëtare e Këshillit Qendror të Forcës së Re Demokratike.

Ka marrë pjesë në realizimin e disa projekteve duke u angazhuar në sektorin civil, si dhe ka ndjekur shumë trajnime e seminare brenda dhe jashtë vendit.

 

  • 1

    Radio