Sociale Më shumë

Adnan Resulbegut i nevojiten dhe tre intervenime tjerë për shërim

Prej tvteuta10:46, 15 Shkurt 2018

Pas intervenimeve të zhvilluara rreth 7 muaj më parë nga mjekët e spitalit “Liv” ne Turqi, tek vogëlushi Adnan Resulbegu përmirësimet janë të dukshme. Për të vazhduar me këto hapa, mjekët rekomandojnë që të vazhdohet edhe me tri intervenime të tjera me qeliza seminale. Një nga këto tre intervenime prindërit e Adnanit janë të gatshëm ta perballojnë financiarisht, kjo falë përkrahjes së personave me vullnet të mirë të cilët kanë dhënë kontributin e tyre për shërimin e Mersihës dhe Adnan Resulbegut. Cmimet e shërbimeve të cilat i ofron spitali privat në fjalë janë rritur ku aktualisht një qelizë seminale kushton 9000 $. Adnanit i nevojiten gjithsejt 27 000  $ që të vazhdojë me këto hapa drejtë përmirësimit dhe trajtimit të Paralizëz cerebrale, sëmundje nga  cila ai vuan. Familjarët e Adnanit ftojne edhe një herë të gjithë personat me vullnet të mirë që të bashkohen edhe një herë dhe që këtij udhëtimi ti shkojnë bashkë deri në fund.

  • 1

    Radio