Sociale Më shumë

Stop dhunës: Diskutim publik për dhunën në familje

Prej tvteuta15:27, 30 Maj 2017

 

Në kuadër të fushatës së organizatës UNICEF dhe Qeverisë së Malit të Zi “Stop dhunës”, të mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe fondacioni Telenor, në ambientet e Qendrës për Kulturë u organizua diskutim publik rreth marrëdhënieve në mes prindërve dhe fëmijëve dhe dhunës në familje. Në diskutim morën pjesë kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, përfaqësuesi i UNICEF-it Benxhamin Perks, koordinatorja e linjave të prindërve SOS “Prindërit” Lepa Zhunjiq, si dhe Majlinda Kurt , përfaqësuese e OJQ “Shoqata e Psikologëve”.

Në fjalën hyrëse kryetari Cungu theksoi se Mali i Zi ka miratuar legjislacionin e duhur në këtë  drejtim por rezultatet në terren tregojnë se fenomeni është mjaft aktiv dhe shqetësues. Përfaqsuesi i shoqatës së  Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Fëmijëve UNICEF, Benxhamin Përks, tha se kjo organizatë ka vite që është partnere në projekte të ndryshme  në  luftën kundër dhunës në familje, si në nivel qendror ashtu dhe në atë lokal, dhe se në këtë drejtim do të vazhdojnë të jenë të angazhuar edhe në të ardhmen.

  • album-art

    00:00
  • 1

    Radio