AC Milan feston 123-vjetorin
Prej tvteuta17 December 2022

Ndër skuadrat më të famshme në Itali e botë është padyshim AC Milani, aty ku për vite me radhë kanë djersitur fanellën kuq e zi ndër futbollistët më të famshëm në botë. AC Milani u themelua në vitin 1899, fillimisht quhej Milan Foot-Ball, pastaj pësoi ndryshime. Kjo skuadër ka shumë trofe të fituar përgjatë këtyre viteve: Serie A – 19 tituj, Serie B – 2, Coppa Italia – 5, Supercoppa Italiana – 7, Champions League – 7, European Cup Winners’ Cup – 2, UEFA Super Cup – 5, Intercontinental Cup – 3 dhe FIFA Club Ëorld Cup – 1. Periudha më magjike e klubit nga Milani është ajo e presidentit historik, Silvio Berlusconi. Nën drejtimin e tij AC Milan ishte ndër skuadrat më të frikshme në planet, duke fituar shumë trofe dhe duke pasur në ekip ndër emrat më të njohur në botë asokohe: Gullit, Van Basten e Rijkaard. Përkundër shumë legjendave që kanë luajtur për këtë klub, vetëm dy numra janë bllokuar, numri 6 i Franco Baresi dhe numri 3 i Paolo Maldini. AC Milan është kampion në fuqi i Serie A.