Aktuale Më shumë

Abazoviq të martën në Ulqin

Prej tvteuta13:45, 28 Janar 2023

Të martën, më 31 janar 2023, komunën e Ulqinit do ta vizitojë delegacion i Qeverisë së Malit të Zi në krye me kryeministrin dr. Dritan Abazoviq. Në delegacion me kryeministrin Abazoviq do të jenë ministri i zhvillimit ekonomik dhe turizmit Goran Gjuroviq, ministrja e ekologjisë, planifikimit hapësinor dhe urbanizmit Ana Novakoviq Gjuroviq, ministri i shëndetësisë Dragoslav Shqekiq dhe ministri i sportit dhe rinisë Vasilije Lalosheviq.

Kryeministri Abazoviq në orën 09:00 do të zhvillojë takim me kryetarin e Komunës së Ulqinit Omer Bajraktarin dhe bashkëpunëtorët e tij. Programi përfshin vizitë në Shtëpinë e Shëndetit të Ulqinit dhe Njësinë e Ndihmës Mjekësore Emergjente të Ulqinit, kurse më pas do të vizitohet lokacioni i ish hotelit Galeb, Port Milena, si dhe Katërkolla.

  • 1

    Radio