Abazoviq takohet me Papa Françeskun
Prej tvteuta10 October 2022

Kryeministri Dritan Abazoviq është takuar sot me kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Françeskun. Siç njofton Qeveria, kjo shënoi fillimin zyrtar të vizitës zyrtare dyditore të kryeministrit në Selinë e Shenjtë. Kabineti i Kryeministrit theksoi se Mali i Zi dhe Vatikani janë të lidhur me lidhje të thella mijëravjeçare të karakterit universal, nga të cilat lindi një trashëgimi e pasur kulturore dhe historike. Ata shtojnë se qytetarët malazezë të besimit katolik janë një pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e kohëzgjatjes vertikale historike e vendit tonë, i cili ka një trashëgimi të pasur kulturore, të mbledhur rreth Kryepeshkopatës së Tivarit dhe Dioqezës së Kotorrit. “Është planifikuar që Abazoviq dhe delegacioni i tij të vizitojnë Bibliotekën Apostolike, ku do t’i prezantohen dy dorëshkrime me rëndësi historike për Malin e Zi. I pari është letërkëmbimi i mbretit të Duklës Mihailo Vojislavljeviq me Papa Gregorin VII, i datës 9 janar 1078. ndërsa i dyti është origjinali i veprës monumentale të Kryepeshkopit Andrija Zmajeviq ‘Kronika e Kishës’, dorëzuar Vatikanit në vitin 1694. Kryeministri Abazoviq do të jetë zyrtari i parë shtetëror i Malit të Zi, të cilit do t’i prezantohen dokumentet e përmendura, të cilët janë zbuluar në dy vitet e kaluara”, thonë nga Qeveria e Malit të Zi.