Aktuale Më shumë

Abazoviq takohet me liderët e FD

Prej tvteuta18:37, 10 Shkurt 2022

 

Kryetari i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, u takua sot me përfaqësuesit e Frontit Demokratik, me të cilët u diskutua përkrahja dhe pjesmarrja e tyre eventuale në qeverinë e re të vendit. Pas takimit Abazoviq  tha se qëndrimi i FD është se duan që kjo qeveri të formohet brenda mazhorancës aktuale, të ketë një afat të kufizuar dhe se disa çështje, si zgjedhjet,  duhet të trajtohen si prioritete.

“Me FD si gjithmonë, ishte një takim shumë i këndshëm. Ne prezantuam drejtimin dhe prioritetet kryesore të qeverisë së pakicës. Ata thanë se i kanë marrë parsysh qëndrimet tona dhe se do të njoftojnë për këtë. Potencan edhe disa pika të rëndësishme, siç është regjistrimi i popullsisë. Në bisedime marrin pjesë 70 nga 81 deputetë”, tha Abazoviq.

Ai po ashtu njoftoi se ftesë për bisedime ka nisur edhe në adresë të Demokratëve, por deri tani nuk ka marrë përgjigje për këtë. Sipas tij, bisedime deri tani nuk ka pasur vetëm me PDS, por nuk është problem që në vazhdim të ketë bisedime edhe me ta. Ai mohoi spekullimet për ndarjen e posteve ministrore dhe se është biseduar për shtyrjen e zgjedhejve lokale.

Pas takimit u prononcua edhe njëri nga liderët e FD, Andrija Mandiq, i cili tha se bisedimet ishin konstruktive dhe se e kanë përsëritur qëndimrin e tyre se nuk do të marrin pjesë në asnjë kombinim i cili përfshin PDS.  Ai theskoi se në qeveri deri tani kanë qenë vetëm persona që askush nuk i ka votuar dhe se kjo duhet të ndryshojë. Mandiq edhe sot  e përsëriti se as ai as Millan Knezheviq nuk kanë pretendime të jenë pjesë e qeverisë, por jo për atë se çka ka thënë Escobar, por se ashtu kanë vendosur vetë. Ai po ashtu tha se përkrahin çdo zgjidhje personale për të cilën ka dakordësi brenda mazhorancës aktuale.

  • 1

    Radio