Aktuale Më shumë

Abazoviq takohet me Borrel: Mali i Zi mund të jetë shumebull i sukseshëm i evropianizimit të rajonit

Prej tvteuta15:05, 19 Maj 2022

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka vazhduar takimet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian në Bruksel. Nënkryetari i KE-së dhe Përfaqësuesi i Lartë për Punë të Jashtme, Joseph Borrel, tha se Mali i Zi mund të bëjë ndryshime në Evropë, duke theksuar se vendi ka një axhendë të fortë, prandaj mund të jetë shembull i suksesshëm i evropianizimit dhe për këtë ka mbështetjen e Komisionit Evropian.

Kryeministri Abazoviq theksoi se është në interesin kombëtar të Malit të Zi që të krijojë institucione të forta dhe kushte më të mira jetese dhe se Qeveria e re do të sillet në përputhje me rrethanat, duke përshpejtuar rrugën integruese.

“Jemi të bindur se reformat dhe rezultatet do të na çojnë drejt suksesit, që do të thotë mbylljes së kapitujve të negociatave, diçka që presim të ndodh paralelisht me përfundimin e presidencës çeke të BE-së, tha ndër të tjera Abazoviq.

Më herët ai u takua edhe me kryetarin e Komisionit pët Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister. Në takim Abazoviq theksoi se Mali i Zi, si kandidat i përgjegjshëm për anëtarësim, në vazhdimësi ndjek politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, ku pa përjashtim i bashkohen qëndrimeve dhe vendimeve të bllokut. McAllister nga ana e tij tha se Mali i Zi është në rrugën më të mirë për t’u bërë anëtari i 28-të i BE-së, dhe se vendi mund të jetë një histori suksesi dhe shpresë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

  • 1

    Radio