Sociale Më shumë

Abazoviq: Ska kthim në Kuvend

Prej tvteuta10:11, 14 Dhjetor 2016

Duke komentuar deklaratën e Ministrit të Punëve të Jashtme  Srdjan Darmanoviq, se ftesa ndaj opozitës e cila mbështet antarsimin në Bashkimin Evropian dhe NATO për t’u bashkuar me qeverinë është ende e vlefshme, Abazoviq ka thënë se nuk ka kthim në parlament apo çdo lloj dialogu  deri sa të përmbushen kërkesat e opozitës.

“Deri sa të përsëriten zgjedhjet parlamentare, pasi ata të 16 tetorit janë të vjedhura , dhe derisa të zgjidhet çështja e ‘grusht shtetit’, kthim në institucione nuk do të ketë. Ne e dimë se kjo situatë e shqetëson  Qeverinë por nuk jemi të ngarkuar për këtë, dhe shpresoj se uniteti i opozitës nuk do të dëmtohet nga ndonjë gjë, “tha Abazoviq për gazetën Dan.

  • 1

    Radio