Aktuale Më shumë

Abazoviq: Shumë rekordë e transaksioneve të pagesave në dhjetor

Prej tvteuta09:52, 16 Janar 2023

Transaksionet e pagesave në dhjetor 2022 arritën në 2,17 miliardë euro, dhe kjo është shuma më e madhe e pagesave mujore që kur është matur vlera e saj, ka bërë të ditur kryeministri Dritan Abazoviq.
Qarkullimi i pagesave në dhjetor 2022 është më i lartë për 400 milionë euro ose 22 për qind e vlerës së qarkullimit të pagesave në dhjetor 2021, theksoi ai në postim në rrjetet sociale.
“Kjo do të thotë se aktiviteti ekonomik po kthehet në rrjedhatë ligjshme, prandaj kemi arkëtime rekord të tatimit mbi vlerën e shtuar, që paraqet burimin më të madh të të hyrave buxhetore”, tha Abazoviq.

  • 1

    Radio