Aktuale Më shumë

Abazoviq shpërblehet për afirmimin e komuniteteve pakicë

Prej tvteuta15:01, 1 Tetor 2023

Kryeministri Dritan Abazoviq është shpërblyer nga Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit nga Lublana për afirmimin e veçantë të komuniteteve pakicë.

Çmimin ja ka dorëzuar Stipe Mesiq, ish-president i Kroacisë dhe president nderi i Institutit IFIMES.

Siç njoftoi qeveria, Mesiq theksoi rolin dhe kontributin e Abazoviq në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor në konsolidimin e demokracisë dhe zhvillimin e një shoqërie multietnike dhe afirmimin e komuniteteve pakicë dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Si një politikan i ri dhe i njohur dhe një intelektual i dalluar, ai kontribuoi në forcimin e rrugës evropiane të Malit të Zi, i cili aspiron të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së. Abazoviq është një evropian i bindur, i cili kontribuon në bashkëpunimin në rajonin e gjerë dhe nga Mali i Zi dërgon mesazhe pozitive për Evropën dhe botën”, tha Mesiq.

Abazoviq u falënderua dhe theksoi rolin e Malit të Zi në marrëdhëniet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ai theksoi se Mali i Zi do të vazhdojë të luajë një rol aktiv në rajon përmes procesit të bashkëpunimit, pajtimit, bashkëjetesës, forcimit të harmonisë multietnike dhe prosperitetit ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore dhe në skenën ndërkombëtare me afirmim shtesë të komunitetit të pakicave.

“Përveç kësaj, është e rëndësishme të përshpejtohet procesi i integrimit evropian, i cili do të bëjë që të gjitha vendet e rajonit të bëhen anëtarë të plotë të BE-së. Mali i Zi mbetet një aleat i besueshëm dhe i fortë në NATO. Çdo vend dhe politikanët e tyre duhet të bëjnë detyrat e tyre të shtëpisë duke krijuar një konsensus të përgjithshëm për rrugën e anëtarësimit në BE. Procesi i bashkëpunimit, pajtimit, krijimit të një shoqërie të mirëqenies, lufta intensive kundër krimit dhe korrupsionit dhe anëtarësimi në BE dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal mund të sjellë vetëm të mira dhe përparim për të gjithë rajonin”, tha Abazoviq në fjalën e tij.

  • 1

    Radio