Aktuale Më shumë

Abazoviq: Po diskutojmë seriozisht për ndërtimin e terminalit për gaz natyror në Portin e Tivarit

Prej tvteuta17:04, 24 Nëntor 2022

Kryeministri Dritan Abazoviq tha në seancën e sotme të Qeverisë se janë nisur “diskutimet serioze” për ndërtimin e terminalit të gazit të lëngshëm natyror në Portin e Tivarit.

“Mali i Zi nuk është pjesë e rrjetit të gazit natyror por mendoj se duhet të jetë, ne jemi duke diskutuar seriozisht për të ndërtuar një terminal LNG (gaz natyror të lëngshëm) në Portin e Barit. Ndërtimi i tij nuk është çështje e një qeverie, sepse edhe sikur të fillohet, vështirë se mund të përfundojë në mandatin e saj, ky është të menduarit afatgjatë për pavarësinë ekonomike të vendit tonë dhe futja e një burimi tjetër energjie për sigurinë e qytetarëve”, tha Abazoviq.

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Investimeve Kapitale, Petar Oxhiq, tha se me bilancin energjetik për vitin e ardhshëm është planifikuar konsumi i energjisë elektrike prej 3,112 gigavat orë, ndërsa prodhimi i energjisë elektrike është parashikuar në 3,598 gigavat orë. “Kjo tregon se do të kemi tepricë prodhimi prej 486 gigavat orë”, tha Oxhiq.

  • 1

    Radio