Aktuale Më shumë

Abazoviq për rrëzimin e Qeverisë: Disa nga nënshkruesit nuk e kanë të gjatë politikisht

Prej tvteuta16:52, 4 Gusht 2022

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, në praninë e shumicës së ministrave të Qeverisë së tij, por jo edhe atyre nga PSD, mbajti një konferencë për media lidhur me arritjet në 100 ditët e para të qeverisë.

Ai tha se gjatë kësa periudhe janë plotësuar të gjitha qëllimet që kjo qeveri ka theksuar si pioritete që nga formimi i saj, duke u nisur nga lufta kundër krimit të organizuar, e deri tek rregullimi i marrëdhëneve me bashkësitë fetare.  Lidhur me inciativën për rrëzimin e Qeverisë ai tha se disa nga subjektet që e kanë nënshkruar nuk do të mbijetojnë politikisht dhe se nuk parashikon të ardhme të mirë politike për ta. Sipas tij, ekzistojnë struktura që duan vendin ta kthejnë në baltën e nacionalizimit.

Ai lavdëroi punën e mirë të qeverisë në tërheqjen e investimeve, duke përmendur dhënien e lejes për hotelin me 5 yje në Plazh të Madh, atë për ndërtimin e Galebit, fabrikën e patatainave në Tuz dhe të tjera. Sa i përket sezonit turistik, ai tha se parametrat tregojnë se jemi shumë afër atij të vitit 2019, çka përbën sukses në vete, duke pasur parasysh se janë humbur dy tregje të rëndësishme, ai i Rusisë dhe Ukrainës, por është arritur depërtim në tregje të tjera.

Në konferencë u fol edhe për përpilimin e Planit hapsinor, për të cilin Abazoviq th se nuk ishte reale të punohej brenda 100 ditëve, por shpreson që në një të ardhme të afërt edhe ai të kryhet dhe të dërgohet në drejtim të Kuvendit për miratim.

 

  • 1

    Radio