Aktuale Më shumë

Abazoviq për mundësinë që të jetë kryeministër: Ende herët dhe jo serioze

Prej tvteuta17:51, 4 Shkurt 2022

Kryetari i LQ URA Dritan Abazoviq, tha se është ende herët dhe jo serioze të flitet për të si të mandatuarin e mundshëm për kryeministër të ardhshëm.

“Kandidat mund të jetë kushdo që arrin të sigurojë mbështetjen e të paktën 41 deputetëve në parlament,” tha Abazoviq, pa specifikuar se kush mund të jetë.

Ai shtoi se në Mal të Zi nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme, dhe se është i gatshëm të dëgjojë propozime më të mira se ai i tyri: “Rruga e pajtimit është në përputhje me propozimin tonë. Kjo është bindja ime e thellë. Unë jam shumë i sigurt për këtë. Mbetemi me qëndrimin tonë, i cili nuk ka pse të pranohet. Kush ka një ofertë më të mirë le ta prezantojë dhe ne do të vendosim në përputhje me rrethanat. Nuk dua të krijohet përshtypja e ndonjë apokalipsi në Mal të Zi”, tha Abazoviq, duke theksuar se në Itali kanë rënë 65 qeveri në 40 vite.

Ai ritheksoi se janë të gatshëm të shkojnë në opozitë, duke shtuar se rruga e pajtimit shkon përmes  qeverisë së pakicës.

  • 1

    Radio