Abazoviq për anëtarsimin në Ballkanin e Hapur: “Deklarata e Jokoviq, si kryetar i PSP”
Prej tvteuta25 November 2022

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq tha se nuk ka “koment të rëndësishëm” lidhur me dorëheqjen e Jovana Maroviq nga posti i zëvendëskryeministres, ministres së integrimit evropian dhe nënkryetares së Lëvizjes Qytetare ABR. Abazoviq tha se partia që ai drejton ka parimet e veta dhe se nuk akzistojnë për të mbrojtur ato të tjerëve. Ndërsa lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Bujqësisë Vlladimir Jokoviq se Mali i Zi duhet të jetë anëtar i Ballkanit të Hapur, ai tha se ajo është dhënë në cilësinë e kryetarit të Partisë Socialiste Popullore. “Ju e dini qëndrimin tim personal për këtë çështje. Unë jam dikush që mbron bashkëpunimin rajonal, mendoj se është plotësisht i pajtueshëm me Bashkimin Evropian. Kushdo që dëshiron të shohë një shoqëri të hapur, kushdo që bashkëpunon me fqinjët dhe me vendet e tjera të botës i bën dobi të madhe Malit të Zi. Të gjithë ata që mendojnë se duhet të mbyllemi e dëmtojmë vendin”, tha Abazoviq, duke shtuar se në Qeveri ende nuk është folur për anëtarsim në Ballkanin e Hapur.