Aktuale Më shumë

Abazoviq: “Partnerët kërkojnë që ne të jemi pjesë e qeverisë”

Prej tvteuta14:33, 6 Shtator 2023

Abazoviq u tha gazetarëve se partnerët ndërkombëtarë po kërkojnë që ata të jenë pjesë e qeverisë, në mënyrë që të kontrollojnë individë të papërgjegjshëm.

“Partnerët tanë kërkojnë që ne të jemi pjesë e qeverisë për të kontrolluar individë të tillë. Nuk jam i sigurt që individë të tillë do të jenë edhe pjesë e pushtetit ekzekutiv. Mendoj se një perceptim kanë pasur më 11 qershor, një tjetër do të kenë për 11 shtator dhe një të tretë më 11 nëntor”, shtoi kryeministri.

Kujtojmë se zyrtari i Lëvizjes Evropa Tani, Andrej Milloviq, ka përsëritur se URA nuk është partner dhe se nuk është e pranueshme as për partnerët e huaj, duke theksuar se kjo parti e ka kuptuar të gjithë sistemin dhe institucionet në Mal të Zi.

“Ata treguan se asnjë procedurë nuk vlen, se mund të bëjnë çfarë të duan në ANB. Ky nuk është vetëm mendimi ynë, por edhe i partnerëve tanë të huaj”, tha mbrëmë Milloviq në RTMZ.

I pyetur për të komentuar akuzat e tilla, Abazoviq tha se zyrtarët e Lëvizjes Evropa Tani po demaskohen çdo ditë e më shumë.

“Kanë filluar me mbështetjen e 54 deputetëve, tani ndjekin 41. Paç fat, torta po pret, do të duhet ta kalojmë nga frigoriferi i zakonshëm në ngrirje. Nuk u përgjigjem akuzave të tij, po pres që ta shoh në ndonjë emision televiziv dhe pastaj do të dëgjohen gjërat e vërteta”, përfundoi Abazoviq.

  • 1

    Radio