Aktuale Më shumë

Abazoviq: Paqja nuk ka çmim, ne jemi këtu për të mbështetur Ukrainën

Prej tvteuta15:29, 15 Qershor 2022

Të gjithë vlerësojnë shumë përpjekjet e Malit të Zi dhe vendeve të tjera të rajonit për të treguar solidaritet me popullin ukrainas. Ne jemi për gjetjen e një zgjidhjeje në dialog, por gjëja më e rëndësishme është ndalimi i aktiviteteve të luftës, agresionit dhe vrasjes së civilëve, tha kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic për RTMZ pas vizitës në qytetet ukrainase Borogjanka dhe Irpin, të cilat u prekën nga shkatërrimet e luftës.

Abazoviq tha se ata patën mundësinë të vizitojnë qytetet e shkatërruara nga lufta dhe të dëshmojnë një katastrofë të madhe humanitare.

“Është tragjike ajo që pamë dhe dëgjuam, infrastruktura është shkatërrua, dhe përfundimi është i thjeshtë – duhet të jemi krenarë për qytetarët e Malit të Zi që zgjodhën paqen. Paqja nuk ka çmim, paqja është gjithçka që na nevojitet. Pavarësisht të gjitha dilemave dhe dyshimeve që kemi në shoqëri, gjëja më e rëndësishme është të jetojmë në paqe, ky është supozimi më i rëndësishëm i çdo gjëje”, tha kryeministri për RTMZ.

 

  • 1

    Radio