Aktuale Më shumë

Abazoviq: “Nuk munden të ndërtojnë karriera politike mbi të pavërteta”

Prej tvteuta14:19, 6 Shtator 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u tha sot gazetarëve se Millojko Spajiq, mandatar dhe president i Lëvizjes Evropa Tani, po promovon falimentime dhe një “skenar të zi” në ekonomi për popullin e Malit të Zi, duke deklaruar se është thjesht propagandë. Ai theksoi gjithashtu se partnerët ndërkombëtarë kërkojnë që Lëvizja Qytetare URA të jetë pjesë e qeverisë së re.

Abazoviq shtoi se Lëvizja Evropa Tani shpalli falimentimin financiar që në qershor.

“Gjithçka është transparente tek ne. Unë me të vërtetë nuk i kuptoj këta njerëz. Nuk munden të ndërtojnë karriera politike mbi të pavërtetat”, tha Abazoviq.

Kryeministri pretendon se zyrtarët e Lëvizjes Evropa Tani po shpikin gënjeshtra, e një prej tyre është se punonjësit e Prokurorisë nuk do të marrin paga.

“Është një propagandë e zakonshme, njerëzit vijnë tek ne dhe thonë se kanë dëgjuar nga Lëvizja Evropa Tani se sistemi është shembur. Unë do të doja të isha i pari që do të kisha një miliard euro në thesar. Nuk kemi aq shumë, por kemi 109 milionë euro. Sipas Lëvizjes Evropa Tani, duhet të marrim një miliard euro borxh dhe pastaj çfarë bëmë?”, pyet Abazoviq.

Sipas tij, ai “e ka kuptuar se zyrtarët e Lëvizjes Evropa Tani janë frikacakë politikë”.

“Sa herë që duan të takohen, unë jam këtu. Spajiq dhe Krvavac si ekonomistë, unë si politolog. Kjo nuk është më histori për fëmijët e vegjël”, përfundoi Abazoviq.

  • 1

    Radio