Aktuale Më shumë

Abazoviq njofton masa të rrepta kundër nxjerrjse ilegale të zhavorrit. “Jemi pranë vendimit pët të përdorur Ushtrinë”

Prej tvteuta18:27, 25 Janar 2023

Kryeministri në detyrë, Dritan Abazoviq, premtoi sot në konferencë për media se shteti do të merret seriozisht me shfrytëzuesit e paligjshëm të zhavorrit dhe do të tregojë se cilët persona përgjegjës kërcënojnë interesat e Malit të Zi, dhe se në këtë drejtim nuk do të ketë selektivitet.

Ai bëri të ditur gjithashtu se ndaj Kryeqytetit do të bëhet kallëzim penal për shkak se nuk kanë krijuar kushtet që inspektimi të largonte objektet e kompanisë Bemax. Kryeministri theksoi se nuk ka kërcënim më të madh ekonomik dhe social sesa shfrytëzimi i zhavorrit, i cili ka sjellur devastim të madh të burimeve të ujit. “Le të vendosë Prokuroria Speciale nëse kryeqyteti i’a ka lidhur duart inspeksionit të ndërtimit. Ne duhet ta shpëtojmë situatën, por që dikush të kërcënojë mbijetesën ekonomike dhe ekologjike të vendit, kjo nuk do të ndodhë më,” tha Abazoviq në konferencën pas seancës së Këshillit për Luftën kundër Korrupsionit.

Ai shtoi se “edhe nëse sot ndalon shfrytëzimi i paligjshëm i zhavorrit, do të duhen mbi 100 vjet që gjithçka të kthehet në normalitet”. Abazoviq theksoi se nuk janë larg vendimit për angazhimin e Ushtrisë së Malit të Zi, për të mbrojtur interesin kombëtar. Ai përmendi edhe mundësinë e vendosjes së video-përgjimit, pasi shfrytëzimi i zhavorrit bëhet gjatë gjithë ditës, ndërsa premtoi se në të ardhmen do të bëhen publikë emrat e të gjithëve që nuk e kryejnë punën e vet, dhe do t’ia lënë publikut që të gjykojë.

  • 1

    Radio