Aktuale Më shumë

Abazoviq nëse do të jetë kryeministër i ardhshëm: “Nuk i iki përgjegjësisë”

Prej tvteuta18:30, 8 Shkurt 2022

Kreu i Lëvizjes Qytetare URA Dritan Abazoviq, njoftoi partia e tij tashmë ka diskutuar konceptin e një qeverie të re me PSP dhe partitë e pakicës, si dhe Frontin Demokratik dhe Demos. Për Deutsche Welle-n e, ai tha se për disa prej tyre ideja ishte e pranueshme menjëherë, ndërsa të tjerët  ende po e shqyrtojnë nëse do të hyjnë apo jo në qeveri.

“Pres që ndoshta në fund të kësaj ose në fillim të javës që vjen, presidenti të mbaj konsultime lidhur me mundësinë e mandatimit të dikujt për të tentuar formimin e qeverisë. Nëse arrihet diçka e qëndrueshme si zgjidhje, mendoj se mund ta përfundojmë relativisht shpejt. Nëse jo, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ato lokale”.

Abazoviq përsëriti se PDS nuk do të marrë pjesë në qeveri, ndërsa qëllimi kryesor i saj, do të jetë përgatitja e vendit që të jetë anëtar i BE në vitin 2025.

“Zhbllokimi i rrugës europiane, zgjedhja e zyrtarëve të institucioneve gjygjësore dhe prokuroriale është prioritet, e dyta është fokusi tek ekonomia dhe përgatitja e sezonit turistik, e treta është reforma zgjedhore që duhet të çojë në përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare dhe nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe, diçka që rëndon një pjesë të qytetarëve, dhe do të përpiqemi të krijohet një atmosferë në të cilën sistemi i pajtimit do të funksionojë më mirë se deri tani.”, tha ndër të tjera Abazoviq.

  • 1

    Radio