Politikë

Aktuale Më shumë

Abazoviq mohon se do të ketë kufizime diplomatike për Malin e Zi

Prej tvteuta14 December 2022

Mali i Zi mbetet i përkushtuar ndaj synimeve të politikës së jashtme dhe nuk ka kufizime në lidhje me asnjë veprimtari diplomatike që kryen qeveria, tha kryeministri Dritan Abazoviq, i cili së bashku me drejtuesien e ministrisë për Çështje Evropiane, Ana Novakoviq Gjuroviq, ndodhen për vizitë në Këshillin e Evropës dhe Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Abazoviq tha se ai dhe Sekretarja e Këshillit të Evropës Marija Pejçinoviq Buriq kanë shkëmbyer mendime për zhvillimet në Mal të Zi dhe bashkëpunimin me atë institucion. Një nga temat ishte edhe opinioni i Komisionit të Venecias, organi këshillues i Këshillit të Evropës, i cili paraprakisht rekomandoi që të mos miratohen ndryshime në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi. Kuvendi miratoi ndryshimet në atë dokument të hënën. Ai tha se është e rëndësishme që të qartësohen qëndrimet e tyre dhe se priste takime në Strasburg apo Bruksel për këtë temë. “Ne mbetemi të përkushtuar ndaj qëllimeve tona të politikës së jashtme dhe nuk ka kufizime në lidhje me asnjë aktivitet diplomatik që kryen qeveria. Është një proces në të cilin ne gjithashtu rritemi si shoqëri dhe krijojmë mundësi për të qenë një faktor relevant në marrëdhëniet ndërkombëtare, besoj se po bëjmë gjërat e duhura për vendin tonë”, tha ndër të tjera Abazoviq.