Aktuale Më shumë

“Abazoviq me siguri kryeministër i ardhshëm”

Prej tvteuta19:07, 7 Shkurt 2022

Ish ministri i jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq,  thotë se Dritan Abazoviq është me siguri kryeministri i ardhshëm i vendit, edhe pse ende nuk dihen emrat se kush do ta përbëjë atë. Sipas tij, e sigurtë është edhe pjesmarrja në qeveri e partive të pakicave.  “Koncepti është që Fronti Demokratik të mos marrë pjesë pasi  ata që duan një qeveri të re nuk janë të interesuar që qeveria aktuale të jetë në një mandat teknik për një kohë të gjatë”, thekson Darmanoviq.

Ai shtoi se qeverisjen e kaluar  e shënoi ndërrimi i pushtetit pas tridhjetë vitesh, dhe ishte karakteristikë jo vetëm për bashkëpunim të ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe, por edhe për një pozitë vartëse. “Ka njerëz që janë besnikë dhe në lidhje të ngushtë me Kishën Ortodokse Serbe. Ajo qeveri erdhi në masë të madhe nga vala e nacionalizmit serb dhe ishte shumë heterogjene. Partnerët e koalicionit nuk u bashkuan ideologjikisht nga asgjë tjetër përveç përpjekjeve për të larguar PDS,” tha Darmanoviq.

Ai gjithashtu beson se përveç faktit që Mali i Zi ka humbur shumë kohë, , nuk është keq që shoqëria të mësohet me rënien e qeverive dhe se kjo nuk është fundi i botës.

  • 1

    Radio