Aktuale Më shumë

Abazoviq: Me rëndësi që Gjukanoviq të mos jetë më president

Prej tvteuta17:49, 23 Janar 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq , tha se sistemi ë përgjihtësi nuk ka problem me funsksionalitetin e vet, por që të mos krijohet përyshtypje e gabuar, ai edhe njëherë tha se apelon tek të gjithë që të mundsojnë kompletimin e Gjykatës Kushtetuese.

Komentet e tij erdhën si përgjigje lidhur me ato të bëra para dy ditëve nga i dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perendimor, Gabrel Escobar, i cili tha se Mali i Zi ndodhet pranë kolapsit insttiucional.

Abazoviq tha se për këtë nuk mund të fajësohet qeveria e tij, pasi ajo në këto 7-8 muaj ka arritur të gjtiha ato që ka premtuar. Problemi tha ai qëndron tek subjektet politike të cilët nuk kanë votuar për komplaetimin e Gjykatës Kushtetuese, për çka duhen votat e 54, respektivisht 49 prej tyre në raundin e dytë.

Ai shprehu besimin se kjo di të arrihet në procsein aktual , dhe nëse nuk ndodh, atëher do t jetë e qartë se kush janë ata që pengojnë kompletimin e kësaj gjykate. Lidhur me zgjedhjet presidenciale, Abazoviq tha e partia e tij ende nuk ka marrë një qëndrim për këtë, por do të vendosin pasi të bëhen të njohur kandidatët. Ai theksoi se për Malin e Zi gjëja më e rëndësishme është që të ketë një president të ri, dhe ai të mos jetë Millo Gjukanoviq.

  • 1

    Radio