Aktuale Më shumë

Abazoviq me akuza të ashpra ndaj Llazoviq

Prej tvteuta09:15, 28 Mars 2023

Kryeministri në detyrë Dritan Abazoviq, ka akuzuar ish-shefin e Sektorit për Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Zoran Llazoviq, se po e kërcënon në çdo mënyrë të mundur.

Sipas tij, shumica e personave që janë arrestuar ditët e fundit janë “duart e djathta” të Llazoviq.  “Këta janë njerëz që më kërcënojnë në çdo mënyrë, por nuk mund të shtyj policinë dhe prokurorinë të ndërmarrin veprime për të cilat mund të mos kenë prova të mjaftueshme.  Të gjithë janë pas klanit të Radoj Zvicer, njerëz që janë në krye dhe që ndihmuan në zhvillimin e këtij lloji të sistemit brenda sektorit të sigurisë”, pohoi Abazoviq.

  • 1

    Radio