Aktuale Më shumë

Abazoviq më 9 janar para prokurorisë për rastin “Tuneli”.

Prej tvteuta13:30, 5 Janar 2024

Ish-kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq do të merret në pyetje në Prokurorinë Themelore të Podgoricës më 9 janar, pasi deklaroi publikisht se kishte informacione se kush ishte i dyshuari kryesor dhe cili ishte motivi i hapjes së tunelit dhe depërtimi në depon e Gjykatës së Lartë.

Kujtojmë se, Abazoviq në një paraqitje në Radio Mali i Zi tha se kishte njohuri operative se kush ishte i dyshuari kryesor në rastin “Tuneli” dhe cili ishte qëllimi i tij.

Rasti që solli në këmbë të gjithë sektorin e sigurisë është ende larg zbardhjes.

Gërmuesit e dyshuar nuk janë në dispozicion të autoriteteve malazeze, ndërsa njëri prej ndihmësve tashmë është liruar nga paraburgimi pasi Gjykata e Lartë ka gjykuar se nuk ka prova se ai dyshohet se ka marrë pjesë në këtë aktivitet kriminal.

  • 1

    Radio