Aktuale Më shumë

Abazoviq mbërrin në Kiev: Mbështetje për Ukrainën në mbrojtje të lirisë

Prej tvteuta08:57, 15 Qershor 2022

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kanë mbërritur sot në Kiev, me ftesë të presidentit të Ukrainës, Volodomir Zelenski.

“Ne mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për Ukrainën dhe qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare,” shkroi Abazoviq në Twitter.

Abazoviq udhëtoi me tren nga kufiri polako-ukrainas.

Pas pritjes ceremoniale në Kiev, është planifikuar një vizitë në Borodyanka, një qytet jo shumë larg Kievit i prekur nga lufta.

Megjithatë, gjatë ditës kryeministri do të takohet me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

  • 1

    Radio