Aktuale Më shumë

Abazoviq – Mali i Zi i hap dyert për njerëzit më të suksesshëm të botës

Prej tvteuta10:24, 22 Qershor 2022

Mali i Zi i hap dyert për njerëzit më të suksesshëm të botës dhe për ata që tashmë kanë një ndikim të madh në bashkësitë e veta, ka thënë kryeministri Dritan Abazoviq në konferencën për shtyp me nënkryetarin e Kompanisë Gugëll, Bredli Horovic.

Kryeministri ka thënë se dyert i kanë të hapura të gjithë që dëshirojnë të vijnë me inovacione në Mal të Zi.

Është shumë me rëndësi që zotërinjtë, siç është Bredli, të vijnë dhe ta ndiejnë dhe Malin e Zi, në mënyrë që të shikojnë se cilat janë kapacitetet dhe mundësitë e tij.

Ajo që kemi folur është se Mali edhe më tej është mjaftë i panjohur për pjesët e caktuara të botës, por kjo pasqyrë ndryshon me vizita të këtilla, ka thënë Abazoviq.

Horovic, sipas fjalëve të Abazoviqit, ka biseduar me kolegët nga Guglli për mundësinë që një pjesë e punës të transferohet në Mal të Zi. Bredli ka thënë se Mali i Zi është i mrekullueshëm dhe madhështor, dhe se në vende të vogla e gjitha konsiston në kapitalin njerëzor.

Ju këtu keni rastin të bëni diçka që mund të marrë përmasa rajonale, ndërkombëtare. Kjo është vizitë në të cilën po shqyrtojë se çfarë mundësish ekzistojnë, ka thënë Horovic, duke theksuar se do të synojë që të tërheq sa më shumë kolegë që ta vizitojnë Malin e Zi.

  • 1

    Radio