Aktuale Më shumë

Abazoviq kërkoi të hetohej konkursi për drejtor të Agjencisë së Aviacionit Civil

Prej tvteuta14:08, 6 Shtator 2023

Qeveria e Malit të Zi do ta kontrollojë të gjithë konkursin për drejtor të Agjencisë së Aviacionit Civil, është vendosur në seancën e djeshme.

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq në seancën e djeshme i bëri apel Qeverisë dhe Ministrisë së Investimeve Kapitale lidhur me këtë konkurs.

“Po bëj një apel për shkak të ngjarjeve me konkursin në Agjencinë e Aviacionit Civil, ku tashmë kemi pasur ndërhyrje në lidhje me vlefshmërinë e dokumentacionit për anëtarë individual të këshillit. Më duket se ngjarjet janë në kundërshtim me vijën e qeverisë dhe vijën e transparencës dhe ligjshmërisë, të provoni diku deri në seancën tjetër për të marrë informacione të caktuara, mundësisht propozime të personelit në mënyrë që Qeveria të reagojë për diçka që ka ndodhur”, ka theksuar Damjanoviq.

Me të pajtohet edhe Ministria e Investimeve Kapitale.

Kryeministri Dritan Abazoviq ka bërë të ditur se çdo gjë duhet sqaruar dhe se pas kësaj Qeveria do të marrë vendim përfundimtar.

“Bëhet fjalë për një vend specifik dhe mos lejoni që nxitimi i panevojshëm të na çojë në një situatë të pakëndshme”, tha Abazoviq.

Sipas portalit Adria, Qeveria do të formojë një ekip që do të shqyrtojë të gjithë rrjedhën e konkursit, që nga shpallja deri te përzgjedhja e drejtorit.

Nëse komisioni konstaton se ka pasur parregullsi, kandidatë të caktuar, siç ka konfirmuar një burim nga Agjencia e Aviacionit Civil, do të bëjnë kallëzim penal kundër Koliqit dhe një pjesë të këshillit sepse pretendojnë se ka pasur keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe se kanë dëshmi për të.

  • 1

    Radio