Aktuale Më shumë

Abazoviq: Kërkesat e Nimanbegut janë të pranueshme

Prej tvteuta18:50, 14 Mars 2022

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq tha se reforma zgjedhore dhe përgatitja e zgjedhjeve do të jenë fokusi i ekzekutivit të ri.

Abazoviq ka thënë në Twitter se si mandatar për përbërjen e Qeverisë së 43-të, kërkesat e kryetarit të Forcës dhe deputetit Genci Nimanbegu ishin të pranueshme për të.

“Reforma zgjedhore dhe përgatitja e zgjedhjeve do të jenë në fokus të ekzekutivit të ri. Duke punuar së bashku, ne do të zgjedhim modelin më optimal për propozimin e ndryshimeve në Ligjin e Të Mirave Detare. Theksoi, se qeveria e re do të përpiqet për një gjithëpërfshirje më të madhe, ndaj të gjitha propozimet që synojnë krijimin e një standardi më të mirë jetese për qytetarët , dhe janë më se të mirëseardhura”, ka shkruar Abazoviq në Twitter.

 

  • 1

    Radio