Abazoviq i kënaqur të kalojë në opozitë
Prej tvteuta17:40, 26 Gusht 2023
Lidhur me formimin eventual të qeverisë së 45, kryeministri në largim Dritan Abazovia tha se Mali i Zi “nuk do të ketë kurrë një qeveri më gjithëpërfshirëse” se ajo e kryesuar nga ai.
“Të gjithë ishin të përfaqësuar, nëse jo në poste ministrore, atëherë në ndërmarrjet shtetërore, në administratën publike, në borde… Kjo vlente edhe për koalicionin “Për të ardhmen e Malit të Zi”. I pyetur për formimin e qeverisë së re, ai tha:
“Është çështje negociatash se si bien dakord”. Ai shtoi se do të jetë i lumtur të kaloj në opozitë dhe se se nuk dëshiron të shprehet se për interes të kujt formohet qeveria e re sepse kjo do të ishte e papërshtatshme. “Qeveria e 43-të do të mbahet mend si ajo që mori vendime të vështira, që nga Marrëveshja Themelor e në vazhdim”. Ai gjithashtu theksoi se kjo është qeveria që “ka marrë më së pakti borxhe”.
“Ne kemi marrë vetëm 100 milionë euro borxh që nuk i kemi shpenzuar, ato para janë në thesarin e shtetit”. Ai beson se qeveria e re mund të pritet të marrë borxh mbase një miliard euro deri në fund të vitit. “Nuk dua të kritikoj mandatarin, sulmet politike do ti bëj nga një pozicion tjetër. Por dua t’i paralajmëroj qytetarët se do të shkojmë drejtë një huazimi të madh deri në fund të vitit”, tha ndër të tjera Abazoviq.