Abazoviq i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve
Prej tvteuta25 October 2022

Kryeminstri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u shpreh mjaft i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve lokale të mbajtur me 23 tetor. “Jam shumë i kënaqur, bile pak më shumë se sa ishin pritshmëritë e mia paraprake. Mendoj se Mali i Zi në përgjithësi po shkon në drejtim të duhur, skena politike nuk është më e monopolizaur, njerëzit janë shumë më të lirë se në periudhën e mëparshme dhe sistemi i ndëshkimit dhe shpërblimit do të funksionojë edhe në periudhën në vazhdim. Kjo është më shumë rëndësi për zhvillimin tonë demokratik , mendoj se si shoqëri kemi bërë një hap përpara dhe Mali i Zi për çdo ditë ndryshon për mirë. Çëshjet personale apo se çka duan partitë është shumë më pak e rëndësishme, njerëzit duan progres dhe të ecin në një hap me botën moderne.#, tha Abazoviq.