Aktuale Më shumë

Abazoviq i dorëzoi detyrën Spajiqit

Prej tvteuta09:40, 31 Tetor 2023

Kryeministri në largim Dritan Abazoviq i dorëzoi detyrën kryeministrit të ri, Millojko Spajiq.

“Siç diktojnë sjelljet demokratike, sot në mëngjes është kryer dorëzimi i detyrave! I urova fat të mirë kryeministrit të ri dhe qeverisë së 44-të. Mali i Zi gjithmonë të ketë vetëm suksese dhe të qëndrojë në rrugën e drejtë!”, tha Abazoviq.

Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi Qeverinë e 44-të të kryeministrit Millojko Spajiq. Për zgjedhjen e qeverisë së re votuan 46 deputetë, 19 ishin kundër dhe një abstenoi. Diskutimi në Kuvend ka zgjatur gjithë natën. Qeveria e Millojko Spajiqit ka tre nënkryetarë, dy nënkryetarë të departamenteve dhe 17 ministra.

  • 1

    Radio