Aktuale Më shumë

Abazoviq: Ende nuk dihet kandidati për kryeministër. KOS po jep mesazhet e duhura

Prej tvteuta12:38, 31 Janar 2022

Bisedimet se kush mund të jetë kandiat për të udhëhequr qeverinë eventuale të pakicës, nëse ajo merr përkrahjen e duhur, ende nuk kanë filluar, por pritet të nisin së shpejti, tha sot zv.kryeministri dhe kryetari i LQ URA, Dritan Abazoviq. Ai shtoi se nëse dikush del me ndonjë propozim më të mirë se ai i propozuar nga koalicioni “E zeza në të bardhë”, do të ketë përkrahjen e tij, ndërsa zgjedhjet e parakohëshme po ashtu janë opsion i mundur.

“Nëse 41 deputetë vendosin se duhet të shkojmë në zgjedhje atëherë kështu do të jetë. Nëse jo, këtu jemi të bisedojmë.”, tha Abazoviq.

Lidhur me vizitën e tij në Beograd ku u takua me patriarkun e Kishës Serbe, Porfirije, Abazoviq tha se qëllimi i vizitës ishte menjanimi i mundësisë së përçimit të informacioneve të gabuara, ndërsa mohoi se është takuar edhe me presidentin Aleksandër Vuçiq.

“Jam i kënaqur me mënyrën si po sillet Kisha Ortodokse Serbe. Është me rëndësi që askush të mos manipulojë me nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore. Sa më përket mua Mali i Zi do të bëjë politikë të pavarur pa kurrfarë ndikimesh nga jashtë. “, shtoi ai. Abazoviq u ndal edhe tek plani “Evropa tani”, për të cilin tha se e ka përkrahur më së shumti dhe se duhet punuar në përmirsimin e tij.

  • 1

    Radio