Aktuale Më shumë

Abazoviq do të ftojë liderët e rajonit të vizitojnë së bashku Kievin

Prej tvteuta16:52, 12 Qershor 2022

 

Kryeministri malazez Dritan Abazovic ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për të vizituar kryeqytetin ukrainas, tha Zyra e Kryeministrit, pasi presidenti ukrainas ftoi kryeministrin Abazovic të vizitojë Kievin gjatë një bisede telefonike.

 

Sipas deklaratës, Abazovic do të inicioj idenë për një vizitë të përbashkët të të gjithë kryeministrave të vendëve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht të vendeve anëtare të NATO-s nga rajoni, me qëllim të dërgimit të një mesazhi më të fortë dhe unik të mbështetjes së integritetit të Ukrainës.

 

Kujtojmë se kryeministri ka biseduar të enjten me presidentin e Ukrainës Zelensky, ku theksoi se Mali i Zi ka mbështetur hapur që në fillim pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, dhe se vlerat evropiane janë të mbrojtura edhe jashtë kufirit të Bashkimit Evropian.

  • 1

    Radio